Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit në një takim në Athinë nga kryetari i parlamentit grek, Constantine Tassoulas

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit në një takim në Athinë nga kryetari i parlamentit grek, Constantine Tassoulas

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama u prit sot në një takim në Athinë nga kryetari i parlamentit grek, Constantine Tassoulas. Kryeministri Rama shprehu falënderimet për mikpritjen ndërsa u shpreh se është kënaqësi e veçantë që ndodhet sot në Athinë. Ai vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë të mira dhe në përmirësim të vazhdueshëm. Dëshira e dyanshme për t’i forcuar këto marrëdhënie çdo ditë është shumë e madhe. Dhe baza e këtyre marrëdhënieve janë padyshim dy popujt tanë dhe urat e forta mes nesh janë qoftë me qytetarët grekë që jetojnë në Shqipëri dhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në Greqi”, tha Rama. Nga ana e tij, Tassoulas u shpreh se temë e bisedimeve do të jetë forcimi i marrëdhënieve duke pasur si urë të pakthyeshme minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kurti të tërhiqet nga marrëveshja me NATO-n, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Vlora Çitaku: “17 shkurti i 2008-s, dita më e ftohtë dhe njëkohësisht më e ngrohtë e një shekulli për Kosovën”

Sekretarja e përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar ditën historike të …