Vladimir Putin

Vladimir Putin: Do të përgjigjemi në përputhje me rrethanat nëse Perëndimi fillon t’i japë Ukrainës armë me një komponent bërthamor

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Kremlini do të përgjigjet “në përputhje me rrethanat” nëse Perëndimi fillon t’i japë Ukrainës “armë me një komponent bërthamor”, transmeton Anadolu. “Duket se Perëndimi me të vërtetë ka vendosur të luftojë me Rusinë deri në ukrainasin e fundit, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha Putin në një konferencë për media në Moskë. Komentet e tij erdhën pasi ministrja britanike e shtetit për mbrojtjen, Annabel Goldie, u tha ligjvënësve se Mbretëria e Bashkuar së bashku me tanket ‘Challenger 2’ do të furnizojë Ukrainën edhe me “municion përfshirë armaturë të blinduar që përmban uranium”. Goldie tha se ky lloj municioni është “shumë efektiv në mposhtjen e tankeve moderne dhe automjeteve të blinduara”. “Nëse kjo ndodh, Rusia do të duhet të reagojë në përputhje me rrethanat. Perëndimi kolektiv tashmë ka filluar të përdorë armë me një komponent bërthamor”, tha presidenti rus.

Kontrolloni gjithashtu

Agron Kuçi: Komuna e Junikut nuk e ka asnjë person të infektuar pasi janë respektuar të gjitha masat nga ana e qytetarëve

Agron Kuçi: Asnjë lider nuk e forcon partinë duke anashkaluar njerëzit me kredibilitet

Ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, ka theksuar se partitë politike mund ta fitojnë …