leoni

Dushan Janiq

Dushan Janjiq: Kryetari i Serbisë, Vuçiq, duhet të përballet me kërkesat e shqiptarëve të tri komunave në jug të Serbisë

Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia ka obligimet e saj në lidhje me respektimin e të drejtave të pakicave lidhur me kapitujt e anëtarësimit 23 dhe 35 në negociatat me Bashkimin Evropian”. Ai sqaroi se delegacioni i Kosovës Lindore në Uashington, pas një vizite tjetër të financuar nga Qeveria e Kosovës, ka marrë mbështetjen e kongresmenëve, Xhim Hymes dhe Riçie Torres dhe se në Senat është mbajtur një takim. Në raportin e tij vjetor për gjendjen e të drejtave të njeriut në Serbi për vitin 2022, Departamenti i Shtetit përmend “problemet në punësim, pasivizimin e vendbanimeve, arsimin, gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimin” si probleme me të cilat ballafaqohen shqiptarët në jug të Serbisë. Të gjitha këto janë probleme me të cilat Vuçiqi duhet të përballet, sepse në rrugën evropiane do të ketë probleme që kanë të bëjnë me problemet e aplikimit selektiv të politikës së pakicave, sepse shqiptarët nuk kanë autonomi kulturore dhe gjuhësore, nuk ka riorganizim të Trupit Koordinues, për të cilat ka dokumente përkatëse, thotë Janjiq, për mediet në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …