Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar besimtarëve islamë agjërim të lehtë në prag të nisjes së Muajit të Ramazanit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka uruar besimtarëve islamë agjërim të lehtë me rastin e fillimit të  Muajit të Ramazanit. Besimtarët islamë në mbarë botën më 23 mars nisin shënimin e Muajit të Ramazanit. Myftiu Tërnava tha se agjërimi e afron besimtarin me krijuesin, e largon nga egoja, urrejtja e smira dhe e motivon për punë e vepra të mira. Në këtë natë të madhe, në vigjilje të fillimit të këtij muaji të madh, lusim Zotin që sa më parë të ndalen luftërat e konfliktet dhe popujt të jetojnë të qetë dhe në paqe e harmoni. Misioni i njeriut në botë nuk është që të krijojë trazira, gjakderdhje, vuajtje e shkatërrime, por të jetojë me dinjitet ashtu siç na ka udhëzuar krijuesi i gjithësisë”, tha Tërnava. Myftiu i Kosovës tha se përmes agjërimit gjatë muajit të Ramazanit, besimtarët shfaqin bindjen, dashurinë dhe sinqeritetin ndaj Zotit. Muaji i Ramazanit nis më 23 mars dhe do të zgjasë për 30 ditë, deri më 20 prill.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve

Ish deputetja, Aida Dërguti ka shprehur mendimin se kryeministri Albin Kurti nuk është i interesuar …