Më 27 mars 2023, duke filluar në orën 11.00 në Shkabaj të Obiliqit, mbahet tubim përkujtimor për nderë të sakrificës së dhjetë dëshmorëve Rama të rënë në Luftën Çlirimtare më 27 mars 1999.
Tubimi mbahet pranë vendit të rënies, ku është Lapidarit i tyre, i cili gjendet buzë rrugës Prishtinë-Obiliq, tutje 1 kilometër nga udhëkryqi Prishtinë-Obiliq-Mitrovicë.
Ngjarja në të cilën ranë Dëshmorë të dhjetë anëtarët e familjeve Rama, ka ndodhur në shtëpitë e tyre në Shkabaj të Obiliqit, më 27 mars 1999, derisa të rrethuar kanë luftuar deri në rënien e tyre. Shkak i sulmit nga forcat pushtuese, ishte se shtëpitë e tyre ishin bazë e luftes.
Në çastin kritik kur u sulmuan, qëndruan në rezistencë deh rane bashkarisht:Ismet Halil RamaAgron Ismet RamaAlbert Ismet RamaFaruk Izet RamaXhevat Qamil RamaShqipe Xhevat RamaSyzana Xhevat RamaBejtush Halil RamaXheladin Qamil RamaHamide Rama
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
