Ish-komandanti i njësitit “Pëllumbi” dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar 21 dëshmorët e këtij njësiti të UÇK-së

Komandanti i njësitit “Pëllumbi” gjatë luftës dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar 21 dëshmorët e këtij njësiti të UÇK-sëShala duke kujtuar edhe 36 martirët të cilët së bashku më 21 dëshmorët prehen në kompleksin memorial në Negroc të Drenasit, ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e pastër! “Sot në përvjetorin e rënies së 21 dëshmorëve të UÇK-së – njësiti ‘Pëllumbi’ , dhe 36 martirëve , bashkë me bashkëluftëtarët, vendosëm kurora lulesh, duke nderuar luftën dhe jetën e tyre. Sa më shumë që ikin vitet, aq më shume po rritet malli dhe respekti për ta. Aq më shumë po kristalizohet dhe vlerësohet lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, është viti i dytë kur ne në Negroc, vendlindjen e Jakup Krasniqit, vendosim lulet dhe kujtojmë dëshmorët e martirët pa prezencën e tij, i cili padrejtësisht bashkë me bashkëluftëtarët e tjerë, po gjykohen padrejtësisht në Hagë. Por, mësuesi Jakup, dhe bashkëluftëtarët e tij janë me ne, e ne jemi me ta siç kemi qenë gjithherë kur e kërkonte koha dhe atdheu. Lufta jonë ka qenë dhe mbetet e drejtë, çlirimtare dhe e pastër!”, ka shkruar deputeti Ferat Shala në një postim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …