Kryetari Kastrati priti në takim ambasadoren e Maqedonisë në Kosovë, Shpresa Jusufi

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, me bashkëpunëtorë, ka pritur në takim Shpresa Jusufin, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga përfaqësuesit e Odës së Zejtarëve të këtij vendi. Ky takim kishte karakter njohës dhe është biseduar edhe për mundësinë e bashkëpunimit. Kryetari Kastrati, e ka falënderuar zonjën ambasadore, për vizitën në Malishevë dhe më pas e ka njoftuar me projektet dhe synimet e Komunës së Malishevës, përfshi edhe bashkëpunimin me komunat nga Republika e Maqedonisë, në projekte të përbashkëta. Kryetari Kastrati dhe ambasadorja Jusufi, kanë biseduar edhe për çështje tjera, për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, industrisë dhe arsimin profesional.

May be an image of 2 people, office and text

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …