Brickos

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres apelon për “një plan global vaksinimi” kundër Covid-19

Antonio Guterres, ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të humbjes së jetës civile “të papranueshme” në Rripin e Gazës

Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kërkuar ndaljen e menjëhershme të humbjes së jetës civile “të papranueshme” në Rripin e Gazës në mes të tensioneve në rritje në territoret palestineze, transmeton Anadolu. Zv.zëdhënësi i OKB-së, Farhan Hak, tha se Guterres po ndjek me “shqetësim të thellë” zhvillimet e fundit në Gaza, përshkallëzimin e vazhdueshëm dhe rrezikun e humbjeve të mëtejshme të jetëve. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës, të paktën 21 palestinezë janë vrarë dhe 64 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Gaza. “Izraeli duhet të respektojë detyrimet e tij sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë përdorimin proporcional të forcës dhe marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të ruajtur civilët dhe objektet civile në kryerjen e operacioneve ushtarake”, tha Hak. Ai tha se shefi i OKB-së gjithashtu dënon lëshimin pa kriter të raketave nga Gaza në Izrael, që “shkel ligjin ndërkombëtar humanitar dhe vë në rrezik civilët palestinezë dhe izraelitë”.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …