leoni

Ermina Lekaj-Përlaskaj: Modeli kroat për pakicat kombëtare nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka vlerësuar se modeli kroat për pakicat kombëtare nuk do të ishte i dëmshëm për Kosovën. Ajo ka shtuar më tutje se në bazë të këtij modeli, vetëmenaxhimi për serbët në Kosovë do të kishte një nivel më të lartë të vetëqeverisjes, por assesi me kompetenca ekzekutive apo një autonomi territoriale, pasi ky mekanizëm në Kroaci referencë e ka Kushtetutën dhe ligjet e Kroacisë, përfshirë dokumentet dhe simbolet. Deputetja shqiptare në Kroaci, Lekaj-Përlaskaj ka thënë për KosovaPress se modeli kroat, implikon ligj kushtetues për pakicat, derisa me disa modifikime do të gjente lehtësisht zbatueshmëri edhe në Kosovë. “Kroacia e ka mirëpritur propozimin e kryeministrit, Albin Kurti që modeli kroat për pakicat të merret si shembull edhe në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …