Aleksander Merezhko: Njohja e pavarësisë së Kosovës varet nga kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenski

Shefi i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Ukrainës, Oleksandr Merezhko, njëri nga nënshkruesit e letrës ku shprehet shqetësimi me politikat aktuale perëndimore ndaj marrëdhënieve Kosovë-Serbi, thotë se çështja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina është punë e presidentit, i cili sipas kushtetutës është përgjegjës për politikën e Jashtme. Ai theksoi se e ka nënshkruar letrën si deputet i Ukrainës dhe shpreh qëndrimin e tij për këtë çështje, pasi e vlerëson faktin që Kosova mbështet Ukrainën dhe ka zbatuar sanksionet kundër Rusisë. Është e papranueshme që ekstremistët serbë në Kosovë të shkruajnë shkronjën Z në makinat e forcave paqeruajtëse dhe të sulmojnë përfaqësuesit e KFOR-it”, tha zoti Merezhko duke iu referuar incidenteve të dhunshme të 29 majit të këtij viti në veriun e Kosovës kur protestuesit serbë u përleshën me trupat e drejtuara nga NATO-ja, duke plagosur 93 prej tyre.

Në letrën e ligjvënësve dhe politikanëve nga vende të ndryshme euro-perëndimore, përfshirë dhjetë kryetarë komisionesh për marrëdhënie me jashtë dhe 56 deputetë dërguar shefave të diplomacisë së Amerikës, Anglisë dhe të BE-së, mes tjerash kërkohet përqendrimi i diplomacisë perëndimore në normalizimin e marrëdhënieve dhe rrugën e vazhdueshme euro-atlantike për Serbinë dhe Kosovën dhe një diplomaci parandaluese e të baraspeshuar për të mos përsëritur gabimet nga e kaluara.  (Zëri i Amerikës)

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …