Kryeministri, Kurti, gjatë vizitës në Tetovë ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës duhet që të tërhiqen sa më parë

Organet e ndjekjes penale në Maqedoni, kërkojnë të sanksionohen disa nga veprimet gjatë vizitës së Kurtit në Shkup e në Tetovë

Organet e ndjekjes penale në Maqedoninë e Veriut, ende nuk kanë treguar nëse kanë filluar të veprojnë konkretisht, pas thirrjes së kryetarit të  Shtetit, Stevo Pendarovski, për sanksionimin e organizatorëve të dy ngjarjeve në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në krye të delegacionit të tij. Më 11 gusht Kurti mori pjesë në dy aktivitete, në Çair,  komunë me shumicë shqiptare në Shkup, si  dhe në  Tetovë. Kryetari i Maqedonisë, Pendarovski, më 13 gusht tha se organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të sanksionohen për shkak të injorimit të simboleve shtetërore, por edhe për shkak të vendosjes së ikonografisë provokuese nacionaliste që promovon ide shoviniste të shteteve të mëdha. Kurti qëndroi në Çair me ftesë të kryetarit Visar Ganiu dhe në Tetovë me ftesë të kryetarit të komunës, Bilall Kasami. Burime jo zyrtare, bëjnë të ditur se Albin Kurti do të vizitojë edhe opozitën në Shqipëri, veçmas Sali Berishën i cili i ka dhënë përkrahje pa rezervë vizitës së Kurtit në Tetovë, por edhe Ilir Metën, i cili ka përkrahur dhe përkrah të gjitha veprimet e Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Charles Kupchan: Ideja për shkëmbim të territorit është moralisht problematike por mund t’i sjellë paqe

Charles Kupchan: Faktori ndërkombëtar duhet ta rritë presionin edhe ndaj Serbisë për ta pranuar Marrëveshjen e Ohrit

Profesori amerikan i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Çarl Kapçan ka reaguar në lidhje me kërkesën e vazhdueshme …