Kryetari i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, planifikon të udhëtojë në Rusi për t’u takuar me kryetarin rus Vladimir Putin

Kryetari i Koresë së Veriut, Kim Jong planifikon të udhëtojë në Rusi për t’u takuar me kryetarin, Vladimir Putin. Ata pritet të diskutojnë për mundësinë që Koreja e Veriut ta furnizojë Moskën me armë për ta mbështetur luftën e saj në Ukrainë, tha një zyrtar amerikan. Megjithatë akoma nuk dihet se ku do të mbahet takimi. Kim me gjasë do të udhëtojë me trenin e tij të blinduar, kanë thënë burime të New York Times. Takimi i mundshëm vjen në kohën pasi që Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka informata të reja se po bëhen bisedime për armë mes këtyre dy vendeve. Zëdhënësi i Këshillit për Siguri Kombëtare, Xhon  Kirby ka thënë se ministri rus i Mbrojtjes ka bërë përpjekje të bind Korenë e Veriut  t’i shes municion armë dhe municion.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …