Kryeministri Albin Kurti, priti në takimin deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Kryeministri Albin Kurti, priti  në takimin deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se kryeministri foli për takimin e kësaj jave të nivelit të lartë të dialogut, në Bruksel dhe qëndrimin e Qeverisë  së Kosovës. Me këtë rast, deputeti, Shaip  Kamberi e njoftoi kryeministrin Kurti, lidhur me zhvillimet e fundit në tri komunat e Kosovës Lindore Ai theksoi se bashkë me deputetët boshnjak të SDA-së ka iniciuar pesë projektligje ndër të cilat ai për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave; për selitë dhe territorin e gjykatave; për ndryshimin e ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare; për ndryshimin e Rregullores së parlamentit ashtu që listat e pakicave të kenë mundësinë e krijimit të grupit parlamentar me tre deputet e jo me pesë siç kërkohet për partitë qendrore, si dhe projektrezolutën për Srebrenicën, Kryeministri e përgëzoi deputetin, Shaip  Kamberi për angazhimin dhe vendosmërinë dhe i ofroi mbështetjen e plotë për afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, saktësohet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …