Hekuran Murati

Koordinatori në Qeverisjen e Mirë të PDK-së, Arben Mustafa, ka përgënjeshtruar ministrit të Financave, Hekuran Murati

Koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka përgënjeshtruar ministrit të Financave, Hekuran Murati. Ai ka thënë se ministri Murati po paraqet statistika që nuk pasqyrojnë gjendjen e reale të shkallës së punësimit në Kosovë. “Në fund të vitit 2022, krahasuar me 2021, numri i të papunëve sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës u zvogëlua për 38 mijë e 298 persona, mirëpo numri i të punësuarve u shtua vetëm për 8 mijë e 789 persona. Pra, shtrohet pyetja ku mbetën ata 29 mijë e 509 persona qe nuk po figurojnë më si të papunësuar, por as si të punësuar?! Përgjigja më e mundshme është se ju kanë bashkëngjitur karvanit të migrimit sepse kanë humbur shpresat për një jetë më të mirë në Kosovë” ka shkruar koordinatori për Financa në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …