WASHINGTON, DC - AUGUST 04: U.S. Vice President Kamala Harris delivers remarks while visiting Sycamore & Oak, a minority-owned retail village that houses other local small businesses, on August 04, 2023 in Washington, DC. Harris announced that 43 non-profit, community-based organizations, private sector entities and institutions of higher education will receive $125 million American Rescue Plan-funded Capital Readiness Program (CRP) awards, aimed at helping "underserved entrepreneurs launch and scale their small businesses—a key pillar of Bidenomics," according to the White House. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Kamala Harris: populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës

Nënkryetarja amerikane, Kamala Harris i ka prezantuar të shtunën objektivat amerikane pasi të përfundojë konflikti i Izraelit me Hamasin, duke theksuar se populli palestinez në Gazë dhe në Bregun Perëndimor, duhet që të ribashkohet nën një entitet qeverisës. Harris i ka bërë këto deklarata në një samit për klimën, që po mbahet në Dubai, me kërkesë të presidentit amerikan, Joe Biden. Në bisedimet me kryetarin  e Egjiptit, Abdel Fattah Al-Sisi. zonja Harris ka thënë se “nën asnjë rrethanë, Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë rilokim të sforcuar të palestinezëve nga Gaza apo Bregu Perëndimor, apo rishkrim të kufijve të Gazës. Pasi të përfundojë lufta, përpjekjet për rindërtim duhet të jenë në kontekst të “një vizioni të qartë politik për popullin palestinez drejt një shteti të udhëhequr prej një Autoriteti të ringjallur Palestinez, që do ta ketë mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shteteve në rajon”, është thënë mes tjerash në deklaratë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …