Besnik F Hoti: Në 25 vjetorin e rënies pëkujtohen 8 Dëshmorët Krushjanë

Në 25 vjetorin e rënies heroike përkujtohen Dëshmorët e  Kombit: MUHAMET MALSORI, HYSNI DURAKU, SKENDER HAMELI, SINAN HOTI, ISAK HOTI, SEDAT HOTI, HIDA HOTI dhe ISMET HOTI të rënë në malet e Pashtrikut me 4 dhjetor 1998.
Krushën e Madhe nuk e karakterizon vetëm emri, por edhe veprat e njerëzve të këtij fshati. Krushjanët humbën shumë familjar, njerëz e miq të mirë. Secili prej tyre ishte hero. Ky fshat dha gjak, bukë, pushkë e ide çlirimtare.
Ndaj Dëshmorëve të Kombit, që dhanë më të shtrenjtën e vet JETËN për të fituar LIRINË, ne u jemi mirënjohës për çdo frymë që marrim në këtë tokë të lirë. Ata nuk janë thjesht emra në histori por, janë yjet që ndriçojnë shtigjet e lirisë dhe të drejtësisë. Ata janë dëshmia e përjetshme se liria është e çmuar dhe për të duhet të luftohet. Le të nderojmë dhe kujtojmë sakrificën e tyre çdo ditë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke e ruajtur dhe e forcuar atë liri për të cilën ata dhanë jetën.
I përkulem gjithmonë sakrificës dhe heroizmit të dëshmorëve.
LAVDI E PËRJETSHME, LAVDI QËNDRESËS HEROIKE TË DËSHMORËVE TË KOMBIT DHE GJITHË TË RËNËVE PËR LIRI! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
B F Hoti
Krushë e Madhe
03.12.2023

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …