Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi Talat Xhaferin për zgjedhjen kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi Talat Xhaferin për zgjedhjen kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ditë historike, të krenarisë dhe emocioneve të larta, i uroj mikut tim, Talat Xhaferit, emërimin si Kryeministër i Qeverisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Sot, i uroj të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që përpjekjet e tyre shekullore për barazi, drejtësi e faktorizim, po kulmojnë me kryeministrin e parë shqiptar në histori të këtij shteti”. “Sot, mbi të gjitha, është dita për të përgëzuar edhe liderin e shqiptarëve në këtë shtet, heroin e luftës dhe paqes, Ali Ahmetin, i cili, me maturinë dhe vizionin e tij luajti rolin kryesor në ngritjen e shqiptarëve dhe realizimin e kësaj të arriture historike. ka shkruar Memli Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Ferat Shala: Hyrja e mjekëve nga Serbia në veri është shkelje shumë e rëndë që i bëhet integritetit territorial të Kosovës

Komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës tërhiqen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës

Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe …