KRM “Pastrimi” Sh.A në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, sot finalizuan fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve

KRM “Pastrimi” Sh.A në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, të premtën finalizuan fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve.
Procesi i prodhimit të kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor të vitit 2023 në bashkëpunim me nënkryetaren znj. Donjeta Sahatçiu dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike z.Ilirik Musliu si nevojë që në Kryeqytet të rrisim numrin e kontejnerëve për shkak të mungesës së madhe dhe e cila ka ndikuar edhe në shërbimin cilësor.
Përmes këtij projekti cilësor kemi arritur që me kosto të ulët të kursejmë edhe buxhetin e kompanisë dhe njëherit të ndihmojmë komunën në shtimim e numrit të tyre dhe e cila pritet të ndikoj dukshëm në ngritje të cilësisë.
Menjëherë po e fillojmë shpërndarjen e tyre në lagje te ndryshme të kryeqytetit. Kemi nisur edhe marrëveshjen e re me Ndërmarrjen Publike Banesore për prodhimin edhe të 1000 kontejnerëve të rinj.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

LSHK: FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në Prishtinë, Prizren, Kukës

LIDHJA E SHKRIMTARËVE E KOSOVËS Njoftim FNP “Drini poetik” mbahet më 9-10 qershor 2025, në …