Eulex

EULEX-i jo vetëm që shtyn mandatin por do të ketë edhe kompetenca speciale

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, duke raportuar para deputetëve të Komisionit për Integrime Evropiane ka thënës se është ndërtuar infrastrukturë ligjore, në fushën penale. Ndërsa duke folur për mandatin e pestë të  EULEX-it në Kosovë u shpreh  se vazhdimi i këtij misioni ka ardhur pas shumë negociatave. Kemi bërë negociata, janë zhvilluar edhe me përfaqësues të EULEX-it, ambasadës amerikane dhe OSBE ku kanë qenë të përfshira institucionet më të larta të vendit. Pas negociatave kemi ardhur në përfundim që mandati i EULEX-it duhet të vazhdohet. Mandat.i i ri i këtij misioni në Kosovë ka kompetenca të tjera, rastet në zhvillim do të mbesin në kompetencë të EULEX-it ndërsa rastet e reja do t’i marrin në koordinim me Këshillin Gjyqësor e Këshillin Prokurorial, prokurorin e shtetit ka thënë Kuçi duke folur për mandatin e pakufishëm të EULEX-it në Kosovë

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …