Memli Krasniqi

Memli Krasniqi, ka takuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalisë, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar të dërguarin special të Bashkimit Evropian, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ai theksoi se i kërkoi Lajçakut në takim që të luajç rol ndihmues për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë. Emisarit Lajçak i shpreha shqetësimin për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe kërkova nga ai që të luaj rol ndihmues për heqjen e tyre. Orientimi euro-atlantik i qytetarëve dhe shtetit tonë është i paalternativë dhe i pakthyeshëm,  ka nënvizuar,  me këtë rast, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …