Më 6 maj 2024,  do të shënohet 27-vjetori i rënies së Heroit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj

Më 6 maj 2024,  do të shënohet 27-vjetori i rënies së Heroit, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj, me organizimin e aktiviteteve të ndryshme për të nderuar figurën e tij të shquar. Në kujtim të kontributit të Luan Haradinajt, do të mbahen në disa aktivitete të rëndësishme të Kosovës. Nisur nga ora 11:00, do të mbahen homazhe në Kompleksin Memorial të ZO të Dukagjinit, në Gllogjan të Deçanit, ku qytetarët dhe personalitetet do të shprehin nderimin e tyre. Përkujtimi i heroit Luan Haradinajt do të vazhdojë më pas me një Akademi Përkujtimore, e cila do të mbahet në Kinoteatrin “Jusuf Gërvalla” në Pejë, fillim nga ora 13:00. Pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe vëllai Ramush Haradinaj, i cili do të përfaqësojë familjen Haradinaj dhe do të shprehë solidaritetin me kujtimin e vëllait të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Malishevë: U mbajt sesioni shkencor “Qëndresa e Llapushës dhe trojeve tjera shqiptare 1912-1952”

Sot në Malishevë, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16 Qershorit – Ditës së …