Edhe tri rrugë me ndriçim publik në Shtime

Më datë 13.7.2016, është përuruar Projekti i ndriçimit publik në Rr. “ Skënder Qarri “, “Shote Galica “ dhe “ Shaqir Tërshani “, në Shtime. Janë vendosur 27 shtylla të ndriçimit publik.

Ky projekt është realizuar në kuadër të projekteve të IOM-it-Programi i EU-së për stabilizimin e komuniteteve III ( EU CSP III ), për të cilin IOM-i ka financuar shumën 7,869.60€ kurse Komuna e Shtimes nga buxheti i Drejtorisë për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi ( DPUKGJ ), ka participuar me shumën  3,382€.

Për këtë projekt te IOM-i, ka aplikuar Zyra Komunale për Komunitete dhe Kthim, në bashkëpunim me DPUKGJ, e cila edhe ka hartuar paramasën dhe parallogarinë për projektin.

Punët në këtë projekt janë realizuar në afatin e paraparë nga SH.P.K F-KOD CONSTRUKTION-Prishtinë, të cilin e ka kontraktuar IOM-i

Mbikëqyrës i punimeve në këtë projekt ka qenë Miftar Miftari-zyrtar i teknologjisë informative, i emëruar nga DPUKGJ, i cili ka konstatuar se punimet janë kryer në mënyrë efikase nga kontraktori.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …