Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ioanna Lachana ka tërhequr vërejtjen se dezinformatat ruse mund t’i rrisin tensionet në Kosovë. Ajo ka theksuar se Kremlini po mundohet të përhapë në Kosovë narrativa pro Rusisë, dhe të paraqesë negativisht gjithçka që është pro Perëndimit. “Kemi parë propagandë në lidhje me tensionet ndëretnike, që mund të shpërthejë një luftë e re. Kjo është shumë e rrezikshme, kjo mund t’i rrisë tensionet. Prandaj Bashkimi Evropian ka thënë gjithmonë se dezinfomimi është çështje që prek sigurinë” është cituar të ketë thënë mes tjerash për “The Geopost” zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Ioanna Lachana.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …