Milovan Drecun

Milovan Dreçun: Aktakuza kundër Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së, rezultat i punës sonë

Milovan Dreçun, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është kryesisht rezultat i punës së autoriteteve serbe. Ai theksoi se aktakuza përcakton veprimtarinë e UÇK-së si “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, duke përfshirë gjithë strukturën e saj. Në maj të vitit 2022, ekipet mbrojtëse të të akuzuarve kërkuan zbulimin e prejardhjes së materialeve nga Serbia që Prokuroria e Specializuar në Hagë ka përdorur. Dokumentet kundër UÇK-së, u ofruan nga zyrtarë serbë, përfshirë ambasadorin Milan Protiç dhe ish-kryeprokurorin Vladimir Vukçeviç. Gjykata Speciale në Hagë edhe  pse politikanët tanë dhe shumica e medieve, me eufemizëm i  quajnë  Dhomat Speciale të Kosovës, por ajo po  vepron si filiale e gjykatave të Beogradit, duke u mbështetur në aktakuzat  e Prokurorisë së Serbisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …