leoni

Gjendja tejet e tensionuar në Turqi, Erdogan thërret qytetarët të dalin në rrugë kundër ushtrisë

Gjendja tejet e tensionuar në Turqi, Erdogan thërret qytetarët të dalin në rrugë kundër ushtrisë

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në paraqitjen e parë publike  pas grusht shtetit ushtarak, ka thirrur qytetarët që të dalin në rrugë për të protestuar kundër ushtrisë, e cila po bën përpjekje për t’i ndërprerë proceset demokratike në vend.  Ndërkohë një burim jo zyrtar brenda Bashkimit Evropian ka bërë të ditur se grusht shteti në Turqi është organizuar nga një pjesë e madhe e ushtrisë dhe jo vetëm disa kolonelëve. Ata menjëherë morën nën kontroll aeroportet dhe televizionet, ka thënë një burim vetëm pak minuta para se televizioni TRT të transmetonte deklaratën e ushtrisë. Raportet e fundit thonë se në kryeqytetin e Turqisë, Ankara janë marrë disa pengje dhe janë duke u mbajtur në një qendër ushtarake, Agjencia e lajme Anadalou thotë se në mesin e pengjeve është edhe shefi i shtabit ushtarak, Hulusi Akar dhe stafi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …