Bahtiri: Ura e Ibrit do të hapet së shpejti dhe hapjen e saj nuk mund ta kushtëzoj askush

Vetëvendosja insiston në hapjen e urës kryesore mbi Lumin Ibër, pavarësisht a pajtohen apo jo ndërkombëtarët

Partia Vetëvendosje insiston në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas tyre, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë s’kanë asnjë bazë, andaj ura duhet të hapet për qarkullim për automjete dhe të sigurohet liria e plotë e lëvizjes. Mirëpo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe analistët konsiderojnë se një veprim i tillë pa koordinim me aleatë, veçmas pa pëlqimin e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës do të dëmtonte Kosovën. Shefja e Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se hapja e urës është elementare për lirinë e lëvizjes. Po ashtu, sipas saj ura duhet të hapet edhe si simbolik e heqjes së elementit të fundit për ndarjen e veriut. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thekson se ura duhet të hapet, por në koordinim me aleatët.

Kontrolloni gjithashtu

Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla refuzojnë dorëheqjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur protesta dhe kërkesa për llogaridhënie institucionale, ndërsa ministrja e …