Ramush Haradinaj

Haradinaj: Të krijohet një komision i përzier për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur kërkesën e saj që në tryezën për demarkacionin që do të mbahet me 3 gusht, të shkarkohet Komisioni Qeveritar për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, dhe në vend të tij të krijohet një komision i përzier që do të hynte në bisedime me palën malazeze. Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj shprehu bindjen se debati me ekspertët do të vërtetojë edhe njëherë qëndrimin e AAK-së në lidhje me çështjen e demarkacionit. Ai tha se nuk kemi çfarë të fshehim se a ka ardhur kufiri në brendësi të territorit të Kosovës apo jo. “Kjo është ajo që po na intereson që deputetët të shohin vet që kufiri ka ardhur në brendësi të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …