leoni

Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lufti Haziri: Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet t’ ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri ka thënë se një shtet pretendent për të hyrë në NATO, sikur është Kosova  nuk po mundet të ia sigurojë ushqimin ushtrisë së vet. Për situatën në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Haziri e ka drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti. Me u mundu të zgjidhësh problemin e ushtrisë me mensën e studentëve, është diçka krejt tjetër. E ka kthyer krejt prapë. Është një njeri që e ka kundërshtuar dhe 17 shkurtin, e ai sot po e izolon si kryeministër, po ia shkakton dhimbjen më të madhe. Një shtet pretendent për të hyrë në NATO, nuk po mundet të ia garantojë pasulin ushtrisë”, u shpreh ai në një konferencë për media.  Duke folur për ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Lutfi Haziri, inistri Maqedonci ka imunitet, është i përgatitur, por  mendoj se po bëhen goditje kundër tij.

Kontrolloni gjithashtu

Behxhet Shala: Humbja e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale të 9 tetorit në Maqedoninë e Veriut sollën një fitore të thellë për …