Robert Wood kritikon Qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara, që nuk përputhen me përkushtimin e saj për dialogun

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Robert Wud, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për veprime të pakoordinuara, të cilat, sipas tij, nuk përputhen me përkushtimin e Kosovës për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ai theksoi se këto veprime rrezikojnë mirëqenien e komuniteteve jo shumicë dhe pengojnë normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Wood kërkoi zbatimin e angazhimeve të dala nga dialogu, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe paralajmëroi të dyja palët të shmangin veprimet e pakoordinuara . Në lidhje me sulmin në Banjskë më 24 shtator 2023, Wud kërkoi llogaridhënie të plotë, nga përgjegjësit, duke përfshirë kreun  e sulmit, Milan Radoiçiq. Serbia duhet të japë përgjegjësi për këto veprime në përputhje me sundimin e ligjit, tha Robert Wood.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …