Lulzim Peci

Lulzim Peci thotë se kryeministri Albin Kurti e ka sakrifikuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për qëllime elektorale

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, është cituar të ketë deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, e ka sakrifikuar anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për qëllime elektorale. Ai  komentuar deklaratat e Kurtit, i cili dje tha se ”Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Duke folur për situatën në veri të vendit, Lulzim Peci tha se partitë politike më shumë në programet për zgjedhjet e 9 shkurtit i kanë dhënë ekonomisë. Sepse ky do të jetë problemi i parë për secilën qeveri që do të krijohet në të ardhmen, madje edhe opinion publik analistët pyetjen e parë që duhet të ia drejtojnë partive është se cili është plani për normalizmin e gjendjes në veri që neve të na hiqen sanksionet, opozita përpos aleancës nuk kanë qëndrim të qartë për sa i përket Asociacionit ,madje nganjëherë dinë të bëhen edhe ma radikal se vet qeveria, unë besoj se ky është një mashtrim i madh si nga qeveria edhe nga opozita sepse punën e parë kanë me pas këtë nëse dëshirojnë të ecin përpara.” tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: E vërteta për bllokimin, jo vetëm të Parlamentit por edhe të Shtetit, e ka vetëm një emër e ky është Albin Kurti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkruar se është e dhimbshme …