Policia Malazeze në kufi të Kosovës

Policia e Malit të Zi njëanshëm ka intervenuar në pikat “e reja” kufitare me Kosovën

Edhe pse Marrëveshja për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi ende është  në proces për ratifikim apo mos ratifikimin, në Kuvend,  Policia e Malit të Zi, njëanshëm ka intervenuar në pikat kufitare, për të cilat konsideron se i takojnë sipas marrëveshjes ende të panënshkruar mes dy shteteve. Dy ditë më parë ata nuk lejuan banorët vendorë shqiptarë të kësaj ane, që të depërtojnë në pronat e tyre. Njëhësit e problemeve kufitare saktësojnë se kufijtë e vjetër ende janë në fuqi, meqë demarkacioni është në proces dhe ende nuk është nënshkruar nga dy shtetet fqinje, por Mali i Zi ka vepruar duke përdorur forcën dhe duke mos i lejuar banorët e fshatrave Llukë e Epërme, Strellc i Epërm dhe i Poshtëm, Isniq, Loxhë, Raushiq  të shkojnë në pronat e tyre, në bjeshkën e Zhlepit e të Kullës.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …