Limaj

Fatmir Limaj i hapur ndaj ftesës së LDK-së: Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është i gatshëm t’i përgjigjet pozitivisht një ftese nga lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar mbi propozimin për qeveri tranzitore. Ai theksoi se preferenca e tij është një qeveri e shumicës, duke shtuar se një gjë e tillë është e mundur në rrethanat aktuale. “Nëse kemi ftesë, ne do të përgjigjemi për të shkuar dhe për ta dëgjuar. Ideja ime është një qeveri e shumicës”, deklaroi Limaj. Ai potencoi se Kosova ka nevojë për stabilitet institucional dhe se ekziston potenciali për formimin e një qeverie të re me mbështetje të gjerë parlamentare. Abdixhiku ka propozuar një qeveri tranzitore që do të përfshinte të gjitha partitë parlamentare deri në zgjedhjet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …