Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka akuzuar qeverinë në detyrë të Lëvizjes Vetëvendosje se po shfrytëzon bllokadën institucionale për të keq menaxhuar buxhetin shtetëror në mënyrë të papërgjegjshme dhe jolegjitime. Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti po e harxhon buxhetin e vitit 2025, i cili kap vlerën mbi 3.5 miliardë euro, në mënyrën “më të vrazhdë, më skandaloze dhe më joetike”. Ai buxhet po menaxhohet nga struktura të cilat janë jo legjitime. Aferat që kanë ndodhur gjatë dhe pas procesit zgjedhor e kanë dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit, por edhe ekonominë e çdo familjeje”, tha Shala, duke shtuar se pasojat ndihen veçanërisht në sektorin e bizneseve të vogla dhe të mesme. Sipas tij, qëllimi i Vetëvendosjes është të vazhdojë keq menaxhimin përmes mbajtjes së institucioneve të bllokuara, duke minuar themelet e ndërtuara ndër vite në administratën publike dhe financat publike të Kosovës.
