Ambasada e SHBA: Krenarë që mbështesim FSK-në në trajnimin ushtarak në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka mirëpritur pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në trajnimin ushtarak me Ushtrinë Amerikane në JRTC në Fort Johnson, Luiziana. Ambasada e SHBA-së vlerëson këtë si një moment historik që pasqyron partneritetin në rritje në fushën e mbrojtjes midis SHBA-së dhe Kosovës. “Jemi krenarë që mbështesim FSK-në përmes Programit EUCOM J7 – TWWFC,” thuhet në deklaratë. Ambasada thekson përkushtimin e FSK-së për të ndërtuar një forcë moderne, profesionale dhe të gatshme për misione, e aftë për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale. Stërvitja në JRTC është një nga programet më të avancuara për përgatitje luftarake në SHBA, dhe pjesëmarrja e FSK-së konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërveprimit ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …