Isa Ferizaj: KUSH PO I VRET SHQIPTARËT ?!

Isa Ferizaj: Po gjaku dhe jetët e bijëve dhe bijave shqiptare gjithëkombëtare, a nuk patën asnjë rol në fitoren e lirisë?

Amerika (SHBA) duhet vlerësuar, nderuar e çmuar, reciprokisht, aq sa ajo i njeh këto norma njerëzore, por kur ajo thotë: SHBA-të s’kanë askend MIK, por gjithë të tjerët duhet ta kenë atë MIKE, dihet se ç’mike është ajo.
Edhe Kosovën e “deshën” vetëm kur bijtë e bijat e saj derdhën lumenj gjaku dhe falë jetë për fitoren e lirisë së vet. Ky ishte çasti, që SHBA, si gjahtare e sprovuar, i erdhe për ta FITUAR Kosovën. Përse gjithçka i përkushtohet Amerikës e, nuk zihet në gojë, ose edhe kur zihet, lufta e qendresa shekullore, por edhe ajo e LÇK dhe e UÇK, e kryekomandantit legjendar ADEM JASHARI, mezi shqiptohet, sepse i mbetet qejfi kryepadrones së botës, pra edhe të shqiptarëve…!!!
Kjo dukuri shfaq ndjesi nënshtrimi e përgjunjëzimi.
Po gjaku dhe jetët e bijëve dhe bijave shqiptare gjithëkombëtare, a nuk patën asnjë rol në fitoren e lirisë?!! Filozofia dialektike historike përcakton se, FAKTORI I BRENDSHËM PRORE ËSHTË FAKTORI VENDIMTAR! Faktori i jashtëm, prore është ndihmues. AMERIKA ATY ISHTE KUR NA NDANË COPA-COPA, KUR NA VRANË E NA I MORËN TROJET TONA , KUR NA SHPËRNGULËN E NA DEGDISËN NËPËR DHENA TË HUAJA E, AJO VEÇSE MIRATOI NDARJEN LONDINEZE TË 1913-ës, MË 1920. KURRË S’FOLI PËR SHQIPTARËT JASHTË SHQIPËRISË POLITIKE,DERI NË VITIN 1999, KUR E PA SE I ERDHI ÇASTI I SHUMËPRITUR, POR U MUNDUA EDHE ATA BRENDA SAJ T’I BËNTE SIÇ NA BËRI, PAS VDEKJES SË ENVER HOXHËS!!!

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: EDHE NË ÇMENDINË TA MBYLLNI, SALA MENDON SE ËSHTË PASARDHES I SKËNDERBEUT

Me ardhjen e Lulit në krye të PD-së, shpresua fillimisht dhe u duk sese Partia …