Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, duke e akuzuar atë se po ndjek skenarin e Lëvizjes Vetëvendosje përmes manipulimit të rendit të ditës dhe përpjekjes për të imponuar votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit. Musliu tha se Dehari, në vend që të kërkojë përgjegjësi nga Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu për bllokimin institucional, është shndërruar në “defatore” të tyre. “Njeriu mendon se vjen një moshë kur personaliteti i gjithësecilit del në pah. Avni Dehari, në vend që t’i kërkojë llogari Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, ka vendosur të luajë rolin e defatores së tyre”, deklaroi ajo. Kritikat e saj vijnë në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të formojë komisionin për votim të fshehtë, me qëllim të zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryetare e Kuvendit, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se seancat e deritanishme për konstituimin e Kuvendit nuk kanë qenë në përputhje me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj

AAK “propozon” Albin Kurtin për komisionin e fshehtë – një tallje politike në Kuvend

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka ironizuar me Lëvizjen Vetëvendosje dhe …