Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: Kosova rrezikon të shkojë në konstituim me “treshifrorë”

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se në mungesë të një marrëveshjeje politike, situata institucionale në vend mund të ngecë edhe në datat 26 dhe 27 korrik, me rrezikun që Kosova të shkojë në takime për konstituim të Kuvendit me numra të “treshifrorë”. Ai ka kritikuar partinë fituese për qasje jo-transparente dhe mungesë të vullnetit për ndërtimin e një marrëveshjeje politike gjithëpërfshirëse. Kemi mungesë të vullnetit politik. Ndryshimi i procedurës së votimit nga e hapur në të fshehtë, brenda një dite dhe pa konsultim, flet për tendenca të papërgjegjshme. Kosova mund të përballet me një situatë ku mbledhjet për konstituim bëhen thjesht për numra, pa thelb politik,” tha Haziri. Sipas tij, partia e parë po tenton të ndikojë mbi deputetët përmes takimeve natën, pa ndërmarrë veprime konkrete për ndërtimin e institucioneve. Ai shtoi se moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit është një sfidë serioze për rendin kushtetues. Vendimi i Gjykatës është i qartë. Në mënyrë indirekte, partia e parë është duke sfiduar zbatimin e tij,” theksoi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Arben Gashi e sheh si çështje komplekse konstituimin e kuvendit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se nuk parasheh pasoja juridike …