leoni

Liburn Aliu

Pas zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar, Liburn Aliu jep dorëheqje

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij në Qeverinë e Kosovës. Ai e ka bërë publike vendimin përmes një njoftimi, duke theksuar se dorëheqja lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjen e Dimal Bashës në pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Aliu ka thënë se menjëherë pas votimit të kryetarit të Kuvendit, e ka njoftuar Kryeministrin Albin Kurti për vendimin e tij. Në letrën e dorëheqjes, ai thekson se institucioni i Kuvendit është më i larti në vend, aty ku miratohen ligjet dhe jep llogari qeveria.  Sipas tij, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nuk është bërë në frymën dhe lartësinë e idealit që e ka udhëhequr atë në angazhimin politik. Ai e konsideron këtë zhvillim të papajtueshëm me vizionin e tij për Republikën e Kosovës. Kjo është hera e parë që një ministër i kabinetit Kurti jep dorëheqje si pasojë e zhvillimeve të brendshme institucionale. Nga Qeveria ende nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hapin e ministrit Aliu. Ndërkohë, mbetet të shihet se kush do të emërohet për të udhëhequr Ministrinë e Mjedisit dhe Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ngec në zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb

Pas gati pesë muajsh ngecje, Kuvendi i Kosovës është konstituar vetëm pjesërisht. Deputetët arritën të …