John Duncan: Nuk kam parë prova që Thaçi ishte Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së

Diplomati britanik John Duncan, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka deklaruar se nuk ka hasur asnjë provë që dëshmon se Hashim Thaçi ka qenë Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Nuk kam parë asnjë dëshmi, asnjë provë të kësaj gjëje”, u shpreh ai, duke e përshkruar rolin e një komandanti të përgjithshëm në një ushtri të rregullt si funksion që lidhet me lëshimin e urdhrave dhe kontrollin mbi zbatimin e tyre. Sipas Duncan, Thaçi nuk dallohej si figurë ushtarake, gjë që vërehej edhe nga sjellja e krahut ushtarak ndaj tij në takime. “Ata e trajtonin si krah politik, me ndikim e autoritet, por jo si komandant ushtarak. Ishte e qartë se respektin ushtarak e gëzonte gjenerali Çeku, për shkak të përvojës dhe profilit të tij”, tha dëshmitari. Ai shtoi se praninë e Thaçit shpesh e shoqëronte një tension politik, tipik për një figurë që shihej si lider politik e jo si komandant. “Nuk kam parë të jepen direktiva apo urdhra nga ana e Hashim Thaçit”, përfundoi Duncan.

Kontrolloni gjithashtu

James Pineles: Dëshmia e James Rubin mund të minojë akuzat kundër Thaçit në Hagë

Paraqitja e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Dhomat e Specializuara në Hagë, …