Prokuroria në Hagë vazhdon me arsyetime të vjetra, gjykatësit sërish refuzojnë lirimin e Thaçit

Ka kaluar  një vit që prej grafiteve kundër Fadil Gecit në Prishtinë, por Prokuroria e Hagës vazhdon t’i përdorë ato si argument për të kërkuar zgjatjen e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit. Në parashtresat e saj, Prokuroria thotë se klima e frikësimit të dëshmitarëve në Kosovë mbetet “kritike”, duke u thirrur në praktikat e rasteve Gucati-Haradinaj dhe Shala. Si shembull, ajo citon edhe ekspertin Robert Reid, i cili e ka përshkruar Kosovën si rast unik për nivelin e frikësimit. Megjithatë, gjyqtarët kanë theksuar se argumentet e Prokurorisë janë përsëritje të atyre që tashmë janë hedhur poshtë disa herë. Ata rikujtojnë se Thaçi nuk ka shfaqur rrezik të arratisjes dhe se dorëzimi i tij vullnetar dëshmon të kundërtën. Në vendimin e fundit, Paneli ka pranuar se rreziku i arratisjes “nuk mund të përjashtohet plotësisht”, por se nuk ka prova që ai të jetë real. Prokuroria vazhdon të insistojë se edhe pas dëshmive, rreziku për ekspozim të dëshmitarëve mbetet i lartë. Gjykatësit, megjithatë, mbeten të ndarë mes shqetësimeve për sigurinë e dëshmitarëve dhe parimit të drejtësisë për një proces të balancuar. Në këtë fazë, Prokuroria po shfaq mangësi në prova të reja, por kërkesat e saj sërish po marrin peshë politike dhe gjyqësore. Thaçi mbetet në paraburgim, ndonëse dëshmitarët kryesorë tashmë kanë përfunduar dëshminë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Dean Pineles: Dëshmia e Rubinit sfidon narrativën e prokurorisë ndaj Thaçit dhe UÇK-së

Dëshmia e ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë mund të ketë peshë …