leoni

Edi Rama: Në Kosovë nuk ka vullnet për rezolutë të Parlamentit të cilës do t’i bashkohej edhe Shqipëria kundër Gjykatës Speciale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se në Kosovë nuk ka vullnet për të dalë me një rezolutë të Kuvendit të saj të cilës do t’i bashkohej edhe Shqipëria kundër Gjykatës Speciale. “Nuk ka vullnet në Kosovë për të dalë me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, një rezolutë përtej partive politike të cilës ne do t’i bashkoheshim menjëherë ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj gjithë kësaj farse sepse ka shumë farsë në këtë mes”, ka theksuar kryeministri, Edi Rama. Gjatë intervistës për Klan Kosova, ai ka shtuar më tutje se “fatkeqësisht, në momentin që flasim, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër përveç se të ndjekim procesin duke shpresuar që në fund do të ketë një dritë ndërgjegjeje në momentin e marrjes së vendimit dhe nuk do të jetë deri në fund një tunel pa dritë si ky që ka qenë deri tani. Nuk fola për marrëdhëniet mes nesh, por fola për mungesë të vullnetit qoftë për të marrë një hap, qoftë edhe simbolik, por unë besoj se do të kishte jehonë të caktuar në rast se do të bashkoheshim të dy kuvendet, dhe të ndërmerrnim një ofensivë diplomatike për ta çuar këtë qëndrim të unifikuar në të gjitha kancelaritë; duke bashkëlidhur të gjitha shkeljet e panumërta të standardeve demokratike të procesit” ka theksuar mes tjerash, kryeministri, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim lidhur me standardet e dyfishta të Gjykatës së Hagës dhe padrejtësinë ndaj çlirimtarëve të Kosovës

Ne, qytetarët besojmë në drejtësinë e vërtetë dhe në dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit …