KFOR vendos 114 tabela përgjatë kufirit Kosovë–Serbi për të rritur sigurinë

Forca e NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se ka vendosur gjithsej 114 tabela përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht në zona malore dhe të pyllëzuara. Ky hap ka për qëllim shënimin e qartë të zonës ku operon KFOR-i dhe zvogëlimin e rrezikut të kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit. Në njoftim, KFOR thekson se do të vazhdojë përpjekjet për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke përfshirë patrullime të rregullta në veri dhe pranë Vijës Administrative Kufitare. “KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në komunikatë. Gjithashtu, KFOR theksoi se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), duke respektuar rolet e tyre përkatëse në garantimin e sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …