Sami Lushtaku prin me përqindjen më të lartë të votave në zgjedhjet lokale 2025

Në zgjedhjet lokale të këtij viti, disa kryetarë komunash kanë siguruar mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët, duke fituar me përqindje të larta votash në komunat e tyre përkatëse. Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryetari me përqindjen më të lartë të votave në nivel vendi është Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili ka fituar bindshëm në Komunën e Skenderajt me 83.45% të votave. Pas tij renditet Ilir Ferati nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me 58.78% të votave në Istog, ndërsa Agim Aliu i PDK-sëFerizaj siguroi 56.47%, duke u pozicionuar në vendin e tretë. Në vijim, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje fitoi 53.42% të votave në Podujevë, ndërsa menjëherë pas tij renditet Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate, me 53.41%Malishevë. Gjithashtu, Ramiz Lladrovci, kandidat i pavarur në Drenas, fitoi me 52.32%, ndërsa Bashkim Ramosaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) siguroi 51.57%Deçan. sKëto rezultate dëshmojnë një garë të qetë, por të diferencuar politikisht, ku disa figura lokale kanë konsoliduar besimin qytetar me mbështetje të theksuar në komunat që udhëheqin.

Kontrolloni gjithashtu

Sylë Ukshini: Zgjedhjet lokale në Kosovë u zhvilluan sipas standardeve evropiane

Eksperti i çështjeve politike, Sylë Ukshini, ka qenë i ftuar në një lidhje live me …