Uk Lushi: Letra e Kurtit për Trendafilovën është farsë tallëse

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Uk Lushi, ka reaguar ashpër ndaj letrës që kryeministri në detyrë Albin Kurti i ka dërguar kryetares së Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova. Lushi e ka cilësuar letrën si “farsë tallëse”, duke akuzuar Kurtin se po tenton të krijojë përshtypjen e angazhimit për drejtësi, ndërkohë që në realitet nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për të mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës dhe të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. “Letra e Kurtit për Trendafilovën është farsë tallëse. Kreu i një qeverie dhe i partisë më të madhe në Kuvend nuk shkruan letra, por vepron”, ka theksuar Lushi. Ai ka theksuar se në vend të letrave simbolike, Kurti duhej të kishte ndërmarrë hapa konkretë institucionalë: “Kurti ka mundur të krijojë një trup apo komision legjislativ në Kuvend, ekip ekspertësh ndërkombëtarë mbikëqyrës të Speciales brenda Ministrisë së Drejtësisë apo të Punëve të Jashtme, ose të kontraktonte avokatë të nivelit më të lartë me fonde publike. Por ai nuk ka bërë asgjë.” Sipas tij, letra e kryeministrit është vetëm “një larje goje dhe simbol i dështimit të ekzekutivit për të treguar se Gjykata Speciale nuk duhet të qëndrojë mbi shtetin e Kosovës”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Presidentja Osmani e shkeli Kushtetutën me mandatimin e Konjufcës

Shkeljet kushtetuese gjatë tetë muajve të fundit janë kthyer në rutinë, vlerëson ish-kryetari i Gjykatës …