Seanca konstituive shtyhet për në orën 17:00, pas kërkesës së PDK-së dhe zhvillimeve në Hagë

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër, por me orar të ndryshuar. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka njoftuar se pas konsultimeve me partitë politike është arritur konsensus i plotë që seanca të nisë në orën 17:00, në vend të orës 12:00 siç ishte planifikuar fillimisht. Sipas Bashës, ndryshimi i orarit është bërë me kërkesë të PDK-së, për shkak të zhvillimeve në Hagë ku po mbahet procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Data e seancës mbetet e njëjtë, por ora ka ndryshuar për shkak të rrethanave të nesërme. Kërkesa erdhi nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, dhe të gjitha partitë janë pajtuar që seanca të nisë në orën 17:00”, deklaroi Basha.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …