Besnik Tahiri: Ky buxhet është buxhet që e kthen Kosovën mbrapa   

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka shfaqur kritika të tij ndaj buxhetit të miratuar nga Qeveria Kurti për vitin 2026. Ai ka theksuar se ky buxhet është i tillë që e kthen Kosovën mbrapa. “Ky buxhet nuk është buxhet i vitit 2026. Në fakt, i tërë buxheti është buxhet që është miratuar në tetor të vitit të kaluar dhe është buxhet i përkohshëm, është buxhet që nuk sjell asnjë projekt të ri. 81% e vijave buxhetore të investimeve kapitale janë vazhdimësi e projekteve. Në këtë buxhet nuk përfshihet as sigurimi shëndetësor. Paramendoni, kryeministri flet për miratimin e ligjit për sigurime shëndetësore, janë vetëm 10 milionë euro aty. Pra, ky buxhet është buxhet që e kthen Kosovën mbrapa, është status quo, nuk e mbështesim, dhe mbi të gjitha nuk e mbështesim për shkak se nuk po votohet buxheti për një vit, por po votohet një buxhet për disa muaj”. Ai ka theksuar më tutje se edhe rritja numrit të ministrive të kësaj qeverie e ka vetëm një qëllim. Ai qëllim është që të akomodohen politikisht kolegët partiakë të Vetëvendosjes në zyrat e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministria e Mbrojtjes hapi konkurs për rekrutimin e kadetëve për vitin akademik 2022/2023

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e …