Ejup Maqedonci: Kosova ka mundësi më të mëdha për anëtarësim në NATO

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka vlerësuar se tani Kosova ka mundësi më të mëdha për anëtarësim në NATO. Ai ka shtuar më tutje se mundësitë janë rritur për shkak të ndryshimeve në mjedisin global të sigurisë dhe qasjes së partnerëve ndërkombëtarë. “Besoj se ndryshimet në ambientin strategjik të sigurisë, ndryshimet në ambientin global të sigurisë, ndryshimet në pozicionin e SHBA-ve në raport me NATO-n po edhe të vetës NATO-s por edhe të kërcënimeve që sot ka bota nga akterë të ndryshëm, mundësitë janë ndoshta shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët. Jemi dëshmitarë që vitin e kaluar, në dhjetor, një pikë në ligjin e mbrojtjes së miratuar nga Kongresi Amerikan dhe SHBA-të në përgjithësi adreson edhe çështjen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe dihet që vetëm dy vende të Ballkanit Perëndimor aktualisht nuk janë në NATO, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina” është cituar të ketë thënë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …