Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë gjerësisht fjalën përmbyllëse të Hashim Thaçi në Hagë

Ish-presidenti i Kosovës dhe një nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, ka paraqitur më 18 shkurt fjalën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, duke tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Fjala e tij është pasqyruar nga disa prej mediave kryesore botërore, përfshirë Reuters, The Washington Post, France 24, Anadolu Agency, Balkan Insight dhe The Independent, ndër të tjera. Në deklarimin e tij përmbyllës, Thaçi foli për luftën për liri, procesin e pavarësisë së Kosovës dhe atë që e quajti betejën e fundit të UÇK-së në Hagë, duke theksuar se është plotësisht i pafajshëm ndaj akuzave të ngritura nga Prokuroria. Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon të ndiqet me interes të lartë ndërkombëtar, ndërsa vendimi përfundimtar pritet pas përmbylljes së të gjitha procedurave gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …