Avdullah Hoti paralajmëron rritje të reja: “Kriza do ta çojë naftën në nivele edhe më të larta”

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se kriza aktuale do të reflektohet me rritje të mëtejshme të çmimeve të derivateve në Kosovë. Gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, të thirrur për të diskutuar mbi çmimin e naftës, Hoti theksoi se analizat ekzistuese tregojnë se çmimet pritet të stabilizohen në nivele më të larta, duke ndikuar negativisht edhe në rritjen ekonomike. “Pa asnjë dyshim, kjo krizë do të rezultojë me çmime më të larta që do të stabilizohen në nivele më të larta dhe, normalisht, me rritje ekonomike më të ulët”, ka deklaruar ai. Sipas Hotit, shumë vende tashmë janë duke ndërmarrë masa emergjente për të përballuar situatën, ndërsa ai i bëri thirrje Kuvendit që të mbështesë rezolutën e propozuar nga LDK për uljen e çmimit të naftës. Ai gjithashtu theksoi rritjen e menjëhershme të çmimeve, duke bërë të ditur se vetëm gjatë dy ditëve të fundit ka pasur një ngritje prej 14 për qind në çmimin e furnizimit në burim. “Mes datës 2 dhe 3 prill, çmimi i naftës është rritur me 14 për qind”, u shpreh Hoti, duke nënvizuar urgjencën për reagim institucional.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza kritikon Qeverinë në Kuvend: Varfërimi i qytetarëve është rritur për 6%

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka kritikuar ashpër Qeverinë gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin …