Një grup gazetarësh nga Kosova dhe rajoni i janë drejtuar institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, duke ngritur shqetësime serioze për zhvillimet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Në adresimin e tyre publik, gazetarët theksojnë se shqetësimet nuk janë politike, por bazohen në raportime të mediave të pavarura, reagime të shoqërisë civile dhe vlerësime të ekspertëve juridikë. Fokus i veçantë i letrës është procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gazetarët rikujtojnë se BE-ja dhe SHBA-ja kanë mbështetur krijimin e kësaj gjykate me premtimin për standardet më të larta të drejtësisë, duke theksuar se çdo devijim nga këto standarde përbën test të drejtpërdrejtë për besueshmërinë e tyre.
Creator: Bram Vreugdenhil
|
Credit: Maarten Boer
Copyright: Bram Vreugdenhil
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
